Sipas studimit të realizuar nga NASA, Hëna, me kalimin e kohës po zvogëlohet, një fenomen që po shkakton rrudhjen e sipërfaqes dhe tërmete hënorë.

Këtë gjë e tregojnë fotot e realizuara nga sateliti i NASA-s “Orbiter”.

Ndryshe nga Toka, Hëna nuk ka pllaka tektonike. Në vend të tyre, pjesa e brendshme e saj është ftohur përgjatë qindra miliona viteve, duke rrudhur sipërfaqen e duke krijuar kështu mijëra shkëmbinj të rinj me mijëra kilometra të gjatë dhe dhjetëra metra të lartë.

Sateliti i NASA-s ka realizuar fotografi të më shumë se 3500 shkëmbinjve që prej vitit 2009.

Si rezultat i këtyre fenomeneve, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se Hëna sot është 50 metra më e “dobët”.


j.l./ dita

Flash Lajme