Shanset që të takoni Mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar janë shumë të vogla. Megjithatë për të gjithë ata që ëndërrojnë të takojnë të paktën njëherë familjen mbretërore ka disa rregulla.

Në një artikull britanikja “The Mirror” ka renditur 8 gjërat që nuk duhet të bëni në prani të saj.

Edhe pse në website-in zyrtar të Monarkisë shkruhet qartë që nuk ka rregulla sjelljeje detyruese, kur takon Mbretëreshën apo pjesëtarët e familjes mbretërore, nuk është keq të dini disa gjëra, të cilat do ishte mirë nëse nuk do i bënit në sy të saj.

Mos e prekni

Ky rregull daton që nga kohët e Mesjetës për shkak se mbretërit e konsideronin veten si Zota. Fatmirësisht po zhduket pak nga pak.

Mos e takoni me duart bosh

Çfarë mund t’i sjellësh një gruaje që ka gjithçka? Sigurisht ajo mund të zotërojë shumë shtëpi apo bizhuteri të shtrenjta, por është e detyrueshme t’i sjellësh një dhuratë kur e takon. Dhe kjo duhet të jetë e përshtatshme me eventin, ku ajo po merr pjesë.

Gjithmonë në këmbë

Mund të jesh i lodhur, por kur hyn Mbretëresha në dhomë duhet të jesh gjithmonë në këmbë. Mund të ulesh vetëm kur ajo të jetë rehatuar.

Kujdes me shtrëngimin e dorës

Duhet të përkulesh pak kur takohesh me Mbretëreshën. Gjithmonë nuk duhet harruar, shtrëngohen duart, por nuk ka përqafime.

Mos injoroni kodin e veshjes

Sigurohu që të jesh i veshur në mënyrë korrekte, sipas eventit ku bën pjesë.

Mos iu drejtoni me emër

Kur takon për herë të parë Mbretëreshën duhet t’i thuash “Madhëria juaj” dhe “Zonjë”. Ndërkohë pasi largohet duhet t’i thoni “Madhëria Juaj” sërish.

Flisni vetëm nëse ajo ju flet

Të kujtohet kur ishe një fëmijë i vogël dhe prindërit të thonin që nuk duhet të flasësh para një personi më të rritur? E njëjta gjë ndodh edhe me Mbretëreshën.

e.t./dita

Flash Lajme