Një 16-vjeçare nga Malajzia i ka dhënë fund jetës pasi publikoi një sondazh në rrjetin social Instagram, me të cilin pyeste ndjekësit nëse duhet të vdiste apo jo.

Pasi 69% e votuesve thanë “PO”, ajo kreu vetëvrasje.

Policia në lindje të Malajzisë tha se vajza, emri i së cilës nuk identifikohet publikoi sondazhin në rrjetin social me shkrimin: “Tepër e rëndësishme, më ndihmoni.  Zgjidhni D(vdes)/ L(jeto)”.

Kjo ngjarje nxiti një avokat që të sugjeronte se ata që votuan vdekjen të shpalleshin fajtorë për nxitjen e vetëvrasjes.

Ndërkohë, drejtuesit e rrjetit social Instagram nuk kanë marrë ende një vendim për ngjarjen që tronditi botën.

Më parë, vajza kishte postuar një mesazh në Facebook ku kishte shkruajtur: “U lodha. Dua t’i jap fund jetës.”

Ndërsa vetëm pak orë më vonë bëri sondazhin, i cili i solli vdekjen.

Thuhet se adoleshentja ka patur probleme me shëndetin mendor, por ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë.

j.l./ dita

Flash Lajme