Krakovi është destinacioni më ekonomik në Europë, sipas Post Office City Costs Barometer.

Duke i marrë titullin Vilnius-it në Lituani, qyteti polak ka fituar katër pozicione nga viti i kaluar, duke marrë vendin e parë, me një fundjavë që kushton 164,80 sterlina për dy persona, duke përjashtuar udhëtimin.

Top 10-shja dominohet nga vendet e Europës Lindore, me Athinën, Lisbonën dhe Lille.

Studimi ka vlerësuar 36 qytete europiane, duke llogaritur shpenzimet për 12 artikuj kyç, duke përfshirë hyrjen në një muze apo galeri arti, një menu me tre pjata dhe prenotimin në një hotel me tre yje për dy persona.

Në këtë klasifikim, Amsterdami është destinacioni më i shtrenjtë, ndjekur nga Roma, i cili është destinacioni i dytë më i shtrenjtë.

“Kursi i këmbimit është sigurisht një faktor për t’u marrë në konsideratë përpara se të prenotoni një fundjavë jashtë”, tha Andrew Brown nga Post Office Travel Money.

“Sterlina është forcuar krahasuar me monedha të tjera europiane, gjë që do të thotë se edhe qytetet ende më të shtrenjta si Stokholmi dhe Reikjaviku janë më ekonomike se një vit më parë”.

“Megjithatë, turistët në kërkim të disa ditëve pushimi duhet të marrin në konsideratë qytete në Europën Lindore, veçanërisht ato në Poloni apo Vendet Baltike”.

Post Office City Costs Barometer zbuloi se Riga, kryeqyteti në Letoni, ofronte qëndrimin më ekonomik, ku dy net, në një hotel me tre yje, kushtonin 62 sterlina, ndërsa Athina, kryeqyteti grek, krenohet me çmimet më ekonomike të një vakti për dy persona + verë (37,11 sterlina), ndjekur nga Varshava me 42,50 sterlina.

Kur bëhet fjalë për kulturën, të vizitosh një muze, galeri apo një vend trashëgimi kulturore, Krakovi renditet në vend të parë, ku turistët paguajnë vetëm 4,53 sterlina.

j.l./ dita

Flash Lajme