Nga tetori i 2011 deri në nëntor të 2017 kanë mbetur të paktën 259 persona të vrarë në të gjithë botën, si pasojë e një tentative për të realizuar selfie (foto dhe video) në kushte ekstreme dhe në një rrezik të madh.

Një gjë të tillë e bën me dije Eurispes, duke theksuar se mosha më e rrezikuar nga incidentet është ajo mes 20-29 vjeç (106 viktima) i ndjekur nga 10-19 vjeçarët (76 viktima). Këto dy kategori përfaqësojnë 70.3 % të të vdekurve si shkak i asaj që quhet “killfie”.

Sipas Eurispes, 20 viktima të tjera renditen në grupmoshat e 30 dhe 39 vjeç. 2 persona regjistrohen mes moshës 50 dhe 59 vjeç dhe 3 persona mes 60 dhe 69 vjeç.

259 viktima, humbën jetën për kënaqësinë e të provuarit një eksperiencë ekstreme dhe kënaqësisë për të bërë publik imazhin e tyre përmes rrjeteve sociale, në kërkim të aprovimit dhe admirimit.

Sipas të dhënave të Institutit të Shkencave Mjekësore të Nju Delhit, 153 viktima janë meshkuj dhe 106 janë femra.

Nga studimi, 259 e të vdekurve janë të lidhur me rreth 137 incidente. 70 persona janë mbytur, 51 kanë mbetur viktimë e incidenteve të lidhur me mjetet e transportit, 48 kanë rënë duke sfiduar ligjin e gravitetit; 48 vetë u dogjën, 16 u goditën nga goditjet elektrike, 11 u goditën nga armët e zjarrit, 8 persona mbeten viktima të sulmeve nga kafshët e egra.

j.l./ dita

Flash Lajme