Duke pasur parasysh që pritja është diçka që shumicën e njerëzve e nevrikos, njerëzit e mençur kanë shpikur zgjidhjen se si atë pritje ta bëjnë të përballueshme, shkruan Coriosity.

Pikërisht për këtë shkak shumica e ashensorëve në afërsi të tyre apo brenda kanë pasqyrë të madhe.

Ky është një truk psikologjik, i cili e largon nga mendja minutat e pritjes.

Në të vërtetë, hulumtimi tregon se si shumica e njerëzve humb kuptimin mbi kohën derisa me interes shikojnë veten dhe aktivitetin e vet, pa marrë parasysh se sa narcist është individi, pasqyra i preokupon njerëzit.

Kështu shumica përmirësojnë flokët, të tjerë shikojnë nëse u ka mbetur ushqimi midis dhëmbëve, përmirësojnë grimin apo detaje të tjera nga pamja e jashtme.

e.t./dita

Flash Lajme