Çfarë e bën një libër të jetë aq i fuqishëm është fakti se të lejon të eksplorosh vende e kultura, që ndoshta nuk i ke prekur kurrë në jetë.

A e dinit se ekziston një hartë botërore kushtuar letërsisë? Në këtë hartë, çdo shtet ka një roman, i cili e përfaqëson më së miri kulturën  e tij dhe njëkohësisht është romani më i famshëm i atij vendi.

Kjo është një ide shumë interesante e autorit Backforward 24 i cili ka realizuar hartën e letërsisë.

Sic duket në foto çdo shtet përfaqësohet nga kopertina e një libri.

Sigurisht zgjedhjet e autorit janë personale edhe pse mund të sjellin shumë debate.

Zgjedhjet e tij na shtyjnë të reflektojmë se cilat janë veprat më përfaqësuese të një populli.

Librat janë përgjithësisht klasikë si “Lufta dhe Paqja” e Tolstoit që përfaqëson Rusinë, apo edhe autorë bashkëkohorë.

Duke u ndalur pak tek shtetet dhe librat ja cilat janë ndarjet:

“Mikesha gjeniale” e Elena Ferrante, një libër që përfaqëson Italinë

“Burrat që urrejnë gratë” e Stieg Larsson që përfaqëson Zvicrën

“Zoti i gjërave të vogla” libër i Arundhati Roy për Indinë

“Të mjerët” e Hygos për Francën

“Don Kasmurro” shkruar nga Joaquim Maria Machado de Assis për Brazilin

Për Spanjën në vend të Don Kishotit të Servantes ka zgjedhur “Hija e erës” e autorit Carlos Ruiz Zafón

“Tuneli” i Ernesto Sabato për Argjentinën

“Unë jam e kuqja”, Orhan Pamuk Turqinë

“Krenari dhe paragjykim e Austen për Britaninë e Madhe

“Uliksi” i Joyce për Irlandën

“Kronika e zogut kurdisës” Haruki Murakami për Japoninë

“Errësira përtej gardhit” autorja Haper Lee për SHBA

Ndërsa për Kanadanë autori ka zgjedhur një libër për fëmijë “Ana me flokët e kuqe” e shkrimtarit Lucy Maud Montgomery.

j.l./ dita

Flash Lajme