Së fundmi, INSTAT ka publikuar një raport ku tregohet qartë se ku jetojnë burrat dhe gratë më “dembelë” të Shqipërisë.

Sipas raportit në fjalë, burrat me inaktivitet më të lartë jetojnë në Dibër.

“Shkalla më e lartë e inaktivitetit të meshkujve në vend është në Dibër, me gati 42% të meshkujve janë në moshë pune (nga 15 deri në 65 vjeç)”, raporton INSTAT.

Ndërkohë në vend të dytë renditet Kukësi me shkallë inaktiviteti 36%.

Cilët janë më punëtorët? Meshkujt që jetojnë në Fier.

Nga ana tjetër po të flasim për gratë me inaktivitet më të lartë, jetojnë në qytetin e Durrësit me shkallë inaktiviteti 56%.

Ndërsa në vend të dytë renditen femrat që jetojnë në Tiranë.

Po të flasim për gratë që janë më punëtore, mund të përmendim gratë e Elbasanit me shkallë inaktiviteti 37%.

j.l./ dita

Flash Lajme