Atleti bullgar,Krasse Georgiev, është duke përshkruar në këmbë tokën shqiptare si pjesë të maratonës se tij nga Varna drejt Durrësit.

Më pak se dy orë më parë ai kaloi pikën e kalimit të Qafë-Thanës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe tani është duke vrapuar drejt Prrenjasit.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Ju keni një vend shumë të bukur. Deri tani ka qenë një udhëtim shumë i bukur në të treja vendet si në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri”, tha Georgiev.

Georgiev, ka vendosur që ta përshkruajë të gjithë rrugën në këmbë, si një formë sensibilizimi për “Korridorin 8”.

e.t./dita

Flash Lajme