Jo të gjithë e “urrejnë” shiun, por një gjë është e sigurt : ai mund t’i prishë pushimet në plazh!

Një ishull italian, jashtë brigjeve të Toskanës ka gjetur një zgjidhje për këtë shqetësim.

Çdo hotel në Elba të Italisë do t’i rimbursojë turistët për çdo ditë me shi.

Elba, ishulli më i madh në arkipelagun toskan është i njohur si vendi ku Napoleoni kaloi pothuajse 10 muaj në mërgim, më shumë se dy shekuj më parë.

Ishulli nisi fushatën e quajtur “Elba No Rain” këtë vit, ku mysafirët marrin një rimbursim për një natë nëse bie për më shumë se dy orë shi në një ditë të caktuar gjatë qëndrimit të tyre.

Nëse bie çdo ditë për më shumë se dy orë, atëherë i gjithë qëndrimi në hotel do të jetë falas.

j.l./ dita

Flash Lajme