Disa muaj pas vdekjes, tre testamente të shkruara me dorë janë gjetur në shtëpinë e Aretha Franklinit, në periferi të Detroitit.

Pas vdekjes së saj në 16 gusht të vitit të kaluar pas një tumori në pankreas, familjarët e 76-vjeçares kishin thënë se ajo nuk kishte lënë asnjë testament.

Por në ditët e fundit kanë dalë të dritë tre testamente, që janë gjetur në shtëpinë e saj në Detroit. Dy datojnë në vitin 2010 dhe një në vitin 2014. Dy më të hershmit u gjendën në një dollap të mbyllur, të cilët u zbuluan pas gjetjes së çelësit.

Ndërsa ai i viti 2014 ishte i fshehur nëpër jastëkët e divanëve të sallonit, sipas David Bennett, një prej avokatëve të Arethas.

Testamenti i shkruar me dorë tregon se trashëgimtarët janë familjarët.

Një pjesë e konsiderueshme e testamentit është ende i padëshifruar, pasi është i vështirë për t’u kuptuar.

Bennett, i cili ka qenë avokati i këngëtares për më shumë se 40 vjet ka thënë se nuk dihet ende nëse testamentet janë të vlefshme sipas ligjit të shtetit të Michiganit, ndërsa seanca është caktuar për në 12 qershor.

j.l./ dita

Flash Lajme