Analistët e tregut të pakicës thonë se markat e ndryshme pak a shumë po hasin të njëjtat vështirësi sikurse dhe dyqanet e mëdha.

“Amazon është pikërisht ai që nxiti një mënyrë të re blerjeje, që është më e thjeshtë për konsumatorin”, deklaroi Steve Marotta, drejtor i përgjithshëm i kërkimeve mbi aksionet tek CL King&Assc.

“Kështu ata realizojnë më pak lëvizje nëpër dyqane, duke e bërë kështu shumë të vështirë për bizneset e pakicës sekondare dhe terciare që të zhvillohen më tej”.

“Amazon ka ndryshuar mënyrën e shitjes”, tha Marshal Cohen, analisti kryesor i shitjeve me pakicë në firmën e hulumtimit të tregut NDP Group.

Kombinimi i shpërndarjes së shpejtë dhe falas, duke i dhënë palëve të treta një platformë për të arritur direkt konsumatorët si dhe mundësinë e krijimit të markave të tyre, kanë sjellë në treg një sfidë serioze.

Koha ka ndryshuar sepse tashmë bizneset e mallrave me pakicë po lulëzojnë në treg nëpërmjet platformave të rrjeteve sociale, duke i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë klientët e tyre.

“Kur keni të njëjtin numër të shitësve me pakicë që konkurrojnë në një qendër tregtare dhe tani shtoni në internet është përplasja me shitësve me pakicë. Tashmë kemi hyrë në një hapësirë dhe një epokë ku influenca e modës vjen nga vende ku edhe shitja tradicionale duhet të përshtatet”, shtoi ai.

j.l./ dita

Flash Lajme