Sezoni turistik po afron dhe mediat ndërkombëtare i kanë kthyer sytë nga destinacionet përrallore, që duhet ti propozojnë lexuesve të tyre.

Ato italiane, edhe këtë vit ndalen tek Shqipëria, destinacioni më i ri i Mesdheut, për shkak të bukurisë së detit dhe raportit të shkëlqyer mes cilësisë së shërbimeve dhe çmimeve.

Një vend që ofron peizazhe mahnitëse dhe shumë mikpritje. Ndër të tjera, për italianët, Shqipëria është një destinacion i afërt dhe arrihet lehtësisht me traget. Por, cilat janë plazhet më të bukura sa i takon pastërtisë së ujit, shërbimit dhe natyrës që i rrethon? Ja çfarë propozon “TGCOM”:

Saranda është pjesa më glamoroze e brigjeve shqiptare. Ajo është e famshme edhe për atmosferën e natës. E ndodhur mes Jonit dhe kodrinave me ullinj para ishullit të Korfuzit, pak kilometra larg Greqisë, ajo ofron mundësinë e qëndrimit në hotele luksoze me çmime të përballueshme, një vakt në Kalanë e Lëkurësit, eksplorimin e Butrintit pasuri të UNESCO-s…

Riviera e Ksamilit, më në jug, është një tjetër dhuratë e natyrës. Ksamili – thotë “TGCOM”, – konsiderohet si perla e Jonit sa i takon bukurisë. Plazhi i Jalës vjen në stil karaibesh. Është një nga vendet më të bukura të bregut të Jonit, që mbledh të gjitha aromat e Mesdheut.

                    Riviera Shqiptare

                      Himara

Pas tij vjen Himara, vërtet joshëse, me aromën e pishave dhe shikimin drejt Jonit. Porto Palermo është plazhi me ngjyrë blu të mëndafshtë, që ka edhe një kështjellë veneciane. Nuk mbetet pas as gadishulli i Karaburunit, një margaritar i natyrës që ofron skenare të jashtëzakonshme, bashkë me ishullin e Sazanit.

Vlora është po ashtu porti i dytë më i madh i vendit, qyteti ku Adriatiku “puth” Jonin. E më në jug të tij vjen Dhërmiu, plazhi i gurëve dhe detit të ëndrrave.

                    Vlora

                 Jala

                  Porto Palermo

                  Karaburuni

e.t./dita

Flash Lajme