Në një qytet në jug të Kroacisë, qytetarët e të cilit janë të fiksuar me makinat “Mercedes-Benz” planifikojnë të ndërtojnë një monument për markën gjermane, që simbolizon suksesin për banorët e saj.

Në vitet 1960 dhe 1970 shumë njerëz nga zona rurale e Imotskit, qytet afër kufirit me Bosnjën, shkuan për të punuar në Gjermaninë Perëndimore për të ndihmuar familjet e tyre dhe kur ktheheshin, të gjithë kishin nga një makinë Mercedes-Benz, e cila shihej si një shenjë e suksesit të tyre, gjatë kohës që kishin punuar jashtë vendit.

Gjysma e 16,000 makinave të regjistruara në Imotski janë makina Mercedes, sipas Ivan Topic Nota, promotori kryesor i planit për ndërtimin e monumentit “Mercedes”.

“Unë mund t’ju siguroj se ka edhe më shumë njerëz të tjerë që mbajnë ‘Mercedes’ në garazhd. Vetëm unë personalisht, kam 13 kamionë vjetorë të vjetër Mercedes”, tha ideatori i këtij monumenti.

Ai shtoi se projekti synonte gjithashtu të ishte pjesë e Rekordeve Botërore të Guinness duke mbledhur makinat Mercedes-Benz të gjitha në një vend, në shtator.

Monumenti në Imotski do të bëhet prej guri dhe do të përfaqësojë Mercedes 115, një model popullor midis vendasve që u prodhua midis 1968 dhe 1976. Kostoja e monumentit vlerësohet në 450,000 kuna ose 67,633.58 dollarë.

“Ne kemi mbledhur tashmë gjysmën e kësaj shume nga donacionet, madje edhe autoritetet e qytetit dhe kryetari i komunës u treguan bujarë. Në shtator kemi në plan të vendosim një rekord botëror të Guinness duke organizuar mbledhjen e 2.000 makinave Mercedes në një vend”, është shprehur Ivan Topic Nota.

j.l./ dita