Aktorja italiane Eva Grimaldi dhe partnerja e saj, politikania, Imma Battaglia kanë kurorëzuar dashurinë  8-vjeçare me martesë. Dasma është mbajtur më 19 maj dhe dje revista e famshme italiane “Chi” ka publikuar fotot eksluzive nga dasma.

Eva nuk ka zgjedhur një fustan tipik nusërie të bardhë, megjithatë kjo nuk ia hiqte madhështinë fustanit. Ajo është shfaqur e veshur me një fustan ngjyrë pjeshkë të dizenjuar posaçërisht për të nga Enzo Miccio, ndërsa Imma ka zgjedhur një kostum mashkullor, ngjyrë blu.

Ceremonia u mbajt në ambient të hapur, ndërsa pritja e të ftuarve u bë në një restorant të njohur në Itali. I pranishëm në dasmë ishte edhe aktori Gabriel Garko, i cili ka qenë edhe ish-partneri i Evës, por që tashmë është mik shumë i mirë i çiftit.

e.t./dita

Flash Lajme