Facebook ka publikuar raportin e fundit, i cili detajon sa postime dhe llogari ka kontrolluar që nga mesi i tetorit 2018 deri në marsi të vitit 2019.

Gjatë këtij gjashtëmujori, Facebook fshiu më shumë se tre miliardë llogari të rreme. Me këtë shifër arriti të thyejë rekord pasi nuk janë mbyllur asnjëherë kaq shumë profile.

Më shumë se shtatë milionë postime me përmbajtje urrejtjeje u hoqën, duke arritur edhe me këtë një rekord të lartë.

Facebook tha se rritja e numrit të llogarive të fshira ishte për shkak se “aktorët e kqinj” po përdorin metoda të automatizuara për ti rritur si faqe.

dardania.com

Flash Lajme