Pavarësisht se si një marrëdhënie përfundon, në fund gjithçka është tepër e dhimbshme. Nëse nuk mund që të anashkalojmë këtë dhimbje, sipas shkencës gjenden si zgjidhje, 3 mënyra.

Në një studim të publikuar në gazetën “Psikologji Eksperimentale”, thuhet se janë tre mënyra të cilat ndihmojnë në këtë periudhë të vështirë.

Strategjia e parë përfshin ‘rivlerësim negativ të ish-partnerit. Pjesëmarrësve iu kërkua që të mendonin për gjërat të cilat nuk pëlqenin tek ish-partneri, si për shembull veset e tyre. Nëse ju vazhdimisht mendoni të tilla gjëra, do të keni më të lehtë për ta hedhur pas krahëve gjithçka.

Strategjia e dytë është rivlerësim i ndjenjave’. Shprehja, “Është në rregull të duash dikë që nuk është më pjesë e jetës tënde”, u prezantua për të gjithë të pranishmit. U përsërit vazhdimisht dhe vazhdimisht, derisa ata filluan të besonin atë ç’ka shkruhej. Kjo metodë nuk ndryshoi ndjenjat, por të paktën bëri që ata të mos i kushtojnë dhe aq rëndësi ish-partnerit.

Strategjia e tretë është ‘gjendja e shpërqendrimit’. Ku pjesëmarrësve iu kërkua të mendonin për gjëra pozitive, të cilat nuk lidhen aspak me ndarjen, apo me ish-partnerin. Si për shembull, cili është ushqimi i tyre i preferuar dhe pse. Një metodë e cila nuk pakëson ndjenjat, por i bën njerëzit të ndihen sado pak mirë.

dardania.com

Flash Lajme