Në “Silicon Valley” të Kalifornisë, një vajzë 10-vjeçare, koduese e talentuar programesh kompjuterike, ka krijuar dy lojëra që mund të luhen në tryezën e studimit, me synimin për të mësuar edhe fëmijët e tjerë se si të kodojnë.

Samaira Mehta nuk është një 10-vjeçare e zakonshme. Ajo ka koduar që në moshën 6-vjeçare dhe është e dhënë pas inteligjencës artificiale. Ajo është kaq e apasionuar sa krijoi dy lojëra që mund të luhen në tryezë me shpresën që edhe fëmijë të tjerë, kryesisht vajzat, të kenë shansin të mësojnë në këtë fushë.
Samaira Mehta është themeluese e lojrave “CoderBunnyz” adhe “CoderMindz”.

“Loja ‘CoderBunnyz’ të mëson konceptet e nevojshme për programimin kompjuterik, që nga bazat më të thjeshta e deri tek konceptet e përparuara të programimit kompjuterik. Ndërsa ‘CoderMindz’ është loja e parë ndonjëherë e inteligjencës artificiale që mund të luhet në tavolinë.

“Babai më tha shtype këtë buton në kompjuter i cili shkruante, shtype këtë nëse je e bukur. Kur e shtypa, shigjeta e mausit u zhduk. U habita dhe pyeta se si bëhet kjo? Kështu më lindi kureshtja për kodimin”, ka thënë vogëushja.

Ajo ka bërë prezantime për fëmijët nëpër biblioteka, në firmat Google, Microsoft dhe Intel. Madje është takuar edhe me themeluesin e Facebook-ut Mark Zuckerberg, përmes një strategjie që vetëm një fëmijë mund ta bëjë.

“Ai po jepte karamele për festën e Hallouinit kur shkuam tek shtëpia e tij. Patëm një bisedë të shkurtër.”
Aktualisht Samaira ka fituar më shumë se 200 mijë dollarë nga shitja e lojërave të saj të tavolinës në mbarë botën dhe ka krijuar një nismë që quhet “Vajzat që Kodojnë”.

j.l./ dita

Flash Lajme