Shpopullimi e ka detyruar bashkinë e një qyteze në Spanjë që të marrë masa disi të pazakonta.

“Kur një i moshuar futet në azil, sikur i fshihen të gjitha kujtimet dhe sikur i mbyllet dera për te shtëpia e tij.

Këtu, i moshuari ka shtëpinë e vet, dhe qyteza është përshtatur me nevojat e të moshuarve”, thotë kryetari i bashkisë në qytezën Pesceza të Spanjës.

Ai quhet José Vicente Granados dhe është rritur aty derisa u bë 14 vjeç, kur u largua për të studiuar teologji. Megjithatë, mungesa e thirrjes shpirtërore e bëri ta braktisë petkun e priftit e të kthehet te qyteza e vjetër, të cilën e ka drejtuar për tri mandate.

Qëkur u kthye, në vitin 2007, shkolla e fundit në qytezë kishte 25 vite që ishte mbyllur. Sot, më shumë se 65% e popullsisë janë mbi 60 vjeç dhe qyteza është përshtatur për pleqtë.

Të moshuarit paguajnë 250 euro në muaj për qëndrimin.

Me 250 euro pleqtë marrin katër vafte ushqim, dush, larje rrobash, floktore dhe një punishte ku mund të merren me gjëra për të shtyrë kohën.

Qendra ka infermiere të pranishmë nga ora nëntë e mëngjesit e deri në nëntë të darkës, si dhe katër infermiere natën për të ofruar shërbim të plotë.

e.t./dita

Flash Lajme