Në Dublin është hapur një lokal që sfidon traditën dhe ku shërbehen vetëm pije joalkoolike. Pub-i “Virgin Mary” kërkon që të jetë një vend ku mund të gjejnë veten të gjithë ata, që për çfarëdo lloj motivi, nuk duan të pinë alkool.

Pronarët kanë dashur të riprodhojnë në lokalin e tyre atmosferën dhe ngjashmërinë me çdo lloj Pub-i irlandez: ka makineri për mbushjen e birrës, por në vend të pijes alkoolike shërben një kafe kremoze. Pas banakut janë rreshtuar qindra shishe me shurup, madje ka dhe verë e cila padyshim që është joalkoolike.

Vaughan Yates, një nga pronarët e lokalit ka shpjeguar dhe arsyet e hapjes së një Pub-i të tillë.

“Irlanda është një vend, ku të pish alkool është pjesë e shoqërisë, por nëse do të shohësh irlandezët, ata janë një popull shumë i hapur ndaj ndryshimeve”, tha ai.

dardania.com

Flash Lajme