Sarah Darwin, stër-stër-stërmbesë e biologut britanik Charles Darwin, nuk mund të flinte në Berlin teksa dëgjonte një bilbil të këndonte jashtë dritares së saj.

“Është diçka shumë, shumë e rrallë në Britaninë e Madhe, të jetosh në një kryeqytet dhe të dëgjosh bilbilat të këndojnë në dritaren tënde.

Është një eksperiencë e jashtëzakonshme”, tha ajo.

Kjo e bëri Darwin të niste një projekt për të zbuluar përse zogu këngëtar i është turrur kryeqytetit gjerman.

Projekti i Muzeut Historik dhe Natyror të Berlinit, ku Darwin punon, u kërkoi qytetarëve të regjistronin këngën e bilbilave me “smartphone”-t e tyre dhe ta ngarkonin atë në një aplikacion.

Mes klipeve të mbledhura, shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë edhe nëse zogjtë kanë dialekte të ndryshme në pjesë të ndryshme të Berlinit. Katalogu ka mbi 2.300 këngë bilbilësh që dallojnë nga njëra-tjetra, e kjo i ka shtyrë kërkuesit të mendojnë se ndoshta zogjtë adoptojnë dialekte rajonale.

Shkencëtarët përllogaritën se popullata e bilbilëve është rritur me 6 për qind çdo vit, në 15 vitet e kaluara, në Berlin. Ata besojnë se tani ka 1.200 deri në 1.700 bilbila në kryeqytet.

Urbanizimi e ka dëbuar pjesën më të madhe të specieve nga qytetet europiane, por në Berlin vazhdon të ketë ende shumë zona të gjelbra.

Mesa duket kjo është arsyeja që po i tërheq gjithnjë e më shumë bilbilat.

j.l./ dita

Flash Lajme