Talenti shqiptar Gjon Muharremaj ka magjepsur jurinë, por edhe publikun në “Voice of France”, me interpretimin e “Rocket Man” të Elton John, duke kaluar në gjysmëfinalen e kompeticionit.

Gjon Muharremaj, që njihet me emrin e artit “Gjon’s Tears” apo “Lotët e Gjonit”, i lindur në Zvicër, ka origjinë shqiptare, me babain nga Kosova dhe nënën nga Tirana.

Në vitin 2011, ai është ngjitur në skenë edhe në spektaklin “Albania’s Got Talent”, pavarësisht moshës së re. Ai tani synon që zëri i tij të dëgjohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Me sytë nga finalja, Gjoni vazhdon tani aventurën e tij në “The Voice 8” të Francës.

j.l./ dita

Flash Lajme