Të gjithë e thërrasin ‘super babai’, ai është Ben Carpenter, nga Huddersfield, West Yorkshire në Angli dhe e meriton plotësisht pseudonimin që i kanë vënë.

35-vjeçari beqar ka adoptuar dhe po rrit pesë vogëlushë me aftësi speciale, të cilët ai i cilëson si të mrekullueshëm.

Ben shprehet se nuk nuk ka ndërmend të heqë dorë nga adoptimi edhe i më shumë fëmijëve të tjerë.

“Punoja me të rritur dhe fëmijë me aftësi speciale dhe e dija se do bëja gjënë e drejtë duke adoptuar një fëmijë me aftësi ndryshe sepse mund të kujdesesha për ta siç duhet”, shprehet ai.

Fëmijët e tij , Jack, 11 vjeç, Ruby, 8 vjeç, Lily, 6, Jozef, 3 dhe Noa, 1 vjeç, të gjithë janë të gjithë me aftësitë speciale.

Jack është me autizëm, Ruby ka sindromën Pierre Robin, Lily është e shurdhër, Jozefi ka sindromën Down, dhe Noah vuan nga sindroma e rrallë që i prek krahët dhe këmbët.

“Noah është i mrekullueshëm dhe i është përshtatur familjes sonë në mënyrë të përkryer, duket sikur ka qenë gjithmonë aty”, shprehet super babai./e.k-Dritare.net


Flash Lajme