Një nuse ka postuar gjithë entuziazëm një foto në rrjetet sociale pasi ka vendosur në gisht unazën e saj të martesës.
Por ndjekësit e saj në rrjetet sociale i kanë kushtuar më shumë rëndësi thonjve të saj, sesa unazës.
Gruaja, e cila nuk është identifikuar ishte shumë krenare për unazën e saj me gurë diamanti, por nuk ishte kuruar aspak për thonjtë e saj. Akreliku i thonjve ishte zgjatur shumë.
Pjesa më e madhe e ndjekësve të saj janë shokuar: “Nuk mund të përqendrohesha dot tek unaza e saj, por tek thonjtë”.
“Jam pa fjalë, si mund të vendosësh në gisht një unazë me gurë diamanti dhe ti kesh thonjtë në atë gjendje”.
“Jam e hutuar, nuk kam fjalë…
“E turpshme, nuk kam parë ndonjëherë nuse të tillë…”
Por, jo të gjithë thonjtë e saj ishin të gjatë, pasi disa ishin të rregullt. “Nuk besoj se fotoja është e vërtetë, pasi disa prej thonjve janë të rregull”, shkruan dikush në foto.