ID:2861221

Për miliona njerëz kafja është pija më e parapëlqyer,  por, pavarësisht efekteve pozitive të saj, kafeja e tepërt mund të shkaktojë dëme të mëdha.

Shumë kafeinë mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut dhe efekte anësore si marramendje, tronditje, dhimbje koke ose rrahje zemre anormale.

Falë një studimi të kryer nga Universiteti i Australisë së Jugut, tani kemi një kufi maksimal, për të përcaktuar se sa kafe duhet të konsumojmë për të mos u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

“Për të ruajtur një zemër të shëndetshme dhe një presion të shëndetshëm të gjakut, njerëzit duhet të kufizojnë kafenë e tyre në më pak se gjashtë gota në ditë, bazuar në të dhënat tona gjashtë ishte pika e rrotullimit ku kafeina filloi të ndikojë negativisht në rrezikun kardiovaskular”, tha Hypponen, autori i studimit.

Një antioksidant në kafe të quajtur ‘acid chlorogenic’ mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut dhe të pengojë zhvillimin e pllakëzimit që mund të bllokojë arteriet. Por kafeina e tepërt jo vetëm që mund të rrisë shanset e presionit të lartë të gjakut, por gjithashtu mund të çojë në forcimin e arteries, dy faktorë që mund të rrisin shanset tuaj për sëmundje të zemrës.

Prandaj sipas këshillave të studiuesve, jini të kujdesshëm dhe mos i kaloni dy filxhanë kafeje në ditë!


Flash Lajme