Një baba, jo shumë i kënaqur me mënyrën se si vajza e tij vishet, ka zgjedhur një mënyrë interesante për t’i dhënë një mësim.

Burri nga Florida nuk ishte i kënaqur me pantallonat e shkurtra të së bijës, kështu që zgjodhi një metodë jo shumë tradicionale për t’ia përcjellë mesazhin.

Ai i veshi vetë një palë pantallona të shkurta dhe i shkoi në dhomë duke i treguar si dukej.

Vajza Kendall Hilley, mund të shihet duke qeshur ndërsa shihte babain e saj të veshur me pantallona tepër të shkurtra t’i hynte në dhomë.

Zoti Hilley më pas e ndau videon gazmore në faqen e tij në Facebook.

Më pas, Kendall u shfaq në një foto me të atin, “fitimtar” ndërsa rrinte gjithë turp përkrah babait Jason që po mbante pantallona më të shkurtra se ajo vetë.


Flash Lajme