Veprat e artit janë shumë të rëndësishme, por fatkeqësisht disa prej tyre janë të braktisura dhe askush nuk do t’ja dijë apo të kujdeset për to. Sot dardania.com ju sjell më poshtë tre kryevepra arti që janë braktisur në mes të asgjësë.

1. Parku i skulpturave në fund të oqeanit

Nëse zhyteni në oqean dhe shikoni fytyra njerëzore, mos u trembni. Ju vetëm sa keni hyrë në botën e Jason deCaires Taylor, një artist nënujor, i cili ka krijuar forma njerëzore dhe i ka instaluar ato në fund të oqeanit, informon dardania.com. Në vitin 2006, Tylor hapi parkun e parë të skulpturave nënujore, në brigjet e Grenadës. Më vonë, në 2009, ai u zgjerua në Kankun. Tylor syonte t’u jepte turistëve diçka të veçantë, dhe krijoi atë që quhet “Silent Evolucion”, me 400 skulptura njerëzish, të cilat sot funksionojnë si shkëmbinj nënujorë.

2. 43 statujat e presidentëve të SHBA

Një fshatar nga Virxhinia, në mes të një fushe të gjelbërt, ka vënë bustet e 43 presidentëve amerikanë. Bustet janë skalitur nga  David Adickes, dhe ndodhen në atë që duhet “Parku i Presidentit”, në Virxhinia. Në vitin 2010, informon dardania.com, ekspozita u mbyll për shkak të mungesës së vizitorëve, dhe të gjitha pikturat, skulptori i zhvendosi në fermë e tij private. në mungesë të një licence, presidentet qëndrojnë të izoluar në fushën e Hankins.

3. Eskpozita “Perandoria” e braktisur në një rezidencë australiane

E vendosur në ultësirën e maleve të Dabdenong në Melbur të Australisë, ndodhet një rezidencë e shkatërruar e cila tashmë është harruar. Aty ndodhen piktura murale të grave në të gjitha dhomat.

Dhoma e titulluar  “The music room”, është një pjesë e ekspozitës gjigante “Perandoria”, që zë pjesën më të madhe nga të gjithë dhomat e tjera.  Artisti, Rone, e krijoi ekspozitën me qëllim që të mundësojë eksploruesit e rezidencës së braktisur,  të krijojnë kuptimet dhe përvojat e tyre nga pikturat. Megjithatë, mbetjet e kësaj ekspozite vijojnë të mbeten aty, pianoja e prishur, një shishe vere në tokë dhe detaje të tjera./dardania.com


Flash Lajme