Halli i madh e ka gjetur një grua, gjoksi i së cilës vetëm rritet, ndërsa mjekët nuk i japin dot një zgjidhje problemit të saj.

Lamphrai Sriuan vuri re se kraharori po i dhimte rreth tre vite më parë, por nuk i kushtoi shumë rëndësi në atë kohë.

Megjithatë, ajo nisi të shqetësohej vitin e fundit, kur prëmasat e gjoksit u rritën në mënyrë të frikshme.

46 vjeçarja thotë se e gjithë pesha e madhe e gjoksit i shkon në shpinë dhe në shpatulla. Dhimbje ndjen edhe tek pjesa e kraharorit.

Bashkëshorti e çoi në spitalin në Phitsanulok, në veri të Tailandës. Mjekët i bënë teste për të parë nëse ishte me tumor, por pas diagnostikimit, asnjë gjë problematike nuk u gjet.

Duke folur për mediat e huaja, Lamphari ka thënë:

Është shumë e vështirë për mua të ulem apo të fle natën. Gjokset po bëhen gjithmonë e më të rënda. Më rëndojnë në qafë dhe në shpinë. Nuk arrij të vesh bluze sepse asnjëra prej tyre nuk më bën. Kam vetëm një bluzë shumë të gjerë, të cilën e përdor vetëm kur shkoj në spital.”

Gruaja nga Tailanda ka ndaluar edhe punën për korrjen e orizit, pasi vuan edhe nga një infeksion në trup, i cili ia përkeqëson gjendjen shëndetësore.

Për shkak se nuk vesh dot asnjë bluze, gruaja detyrohet të lidhë gjokset me çarçafë, në mënyrë që të mbajë edhe peshën e tepërt e të mos dëmtojë kurrizin.

Lamphrai është e shqetësuar se gjoksi rritet çdo ditë dhe i shkakton dhimbje. Ajo ka bërë apel për ndihmë mjekësore nga kushdo, për të zbuluar gjendjen e rrallë shëndetësore.

Vetë mjekët janë të habitur nga kjo që po i ndodh dhe nuk kanë asnjë shpjegim për këtë gjendje.


Flash Lajme