Ditët e fundit në ujërat pranë Gjirit të Lalëzit është parë një delfin.

Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ka dhënë versionin zyrtar se si arriti delfini të notojë pranë bregut të Adriatikut.

Sipas AKZM, delfini i gjinisë femër ka qenë shtatëzënë dhe kërkonte një vend për të lindur. Dhe menjëherë pasi kanë marrë lajmërimin ekspertët kanë asistuar në lidjen e saj por fatkeqësisht delfini foshnjë kishte ngordhur në bark.

Pas asistimit të ekspertëve veterinerë, delfini i madh u largua në thellësi të ujërave.

Deklarata e plotë:

AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Nje delfin vizitoi ujerat e detit Adriatik ne Gjirin e Lalezit keto dy dite. Kjo jo rastesisht, delfini ishte shtatzane dhe donte te gjente nje vend per te lindur. AKZM dhe AdZM Durres sapo u lajmeruan nga pushuesit per ngjarjen u vune ne kontakt me ekspertet, te cilet erdhen ne ndihme. Delfini nen mbikqyrjen e veterinereve eksperte kreu nje lindje te parakohshme, pasi foshnja kishte ngordhur ne bark. Ekspertet tane u konsultuan dhe me homologet e tyre ne Greqi duke arritur ne kete perfundim te njejte. Pas lindjes delfini mama u largua e qete ne thellesi pa u kthyer me. Nisur nga kjo ngjarje ju kerkojme qytetareve qe ne raste te tilla te lajmerojne menjehere institucionet perkatese dhe jo te tentojne vet te gjejne zgjidhje, pasi ne keto raste kerkohet ekspertiza e duhur. Kafshet e egra nuk jane nje loje per femijet dhe as per te rriturit. Shpesh, ato ju ofrohen vendeve te banuara dhe njerezve per ndihme./dardania.com


Flash Lajme