Një krater 10 metra i thellë është shfaqur në një fushë në Gjermaninë Qëndrore. Krateri dyshohet se u shkaktua nga një bombë e Luftës së Dytë Botërore, që shpërtheu në mesnatë.Policia tha të hënën se krateri u zbulua të dielën pasdite në afërsi të Limburg-ut dhe se nuk kishte asnjë indikacion nëse ajo ishte shkaktuar nga makineritë bujqësore ose mjete të tjera, transmeton lajmi.net.

Banorët raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në orët e hershme të së dielës.

Sipas policisë, nuk kishte pasur ndonjë të lënduar nga shpërthimi. Agjencia e lajmeve ‘dpa’ njoftoi se policia tha se forma e kraterit, ndër faktorët e tjerë, ka udhëhequr ekspertët e pastrimit të eksplozivëve për të konfirmuar se është krijuar nga një bombë.

Më shumë se 70 vjet pas përfundimit të luftës, bombat e pashpërthyera ende janë prezente në Gjermani.


Flash Lajme