Blerja në internet shpesh mund të konsiderohet si një rrezik që mund të merret kur dikush dëshiron të blejë diçka të shtrenjtë.

Por kur ndokush që shpenzon para të shumta për një gjë të vogël, dëshiron që produkti t’i arrijë ashtu siç ishte porositur.

Gjithsesi, një adoleshente ka mbetur e shokuar nga produkti i cili arriti në shtëpi.

Alyssa Houma, nga Auckland të Zelandës së Re, mendoi që po e porositi një fustan të bukur, deri në momentin kur e hapi kutinë dhe pa që ajo se çfarë kishte arritur në fakt nuk ishte ashtu siç e kishte porositur.

Fustani kishte kushtuar rreth 212 dollarë, dhe ishte planifikuar të vishej në mbrëmjen e maturës.

Adoleshentja u ankua te kompania, por e gjitha që morri ishte një riimbursim prej 10%. /GazetaExpress/


Flash Lajme