Mund të tingëllojë si ndonjë film i animuar, por në fakt këto pamje janë të vërteta. Një pinguin kthehet për ta takuar partneren e tij, dhe e gjen atë me një tjetër pinguin mashkull.

Por sipas atyre që ishin dëshmitarë të ngjarjes, pinguini partner, së pari e lë femrën të vendosë se a do e zgjedh atë apo “të dashurin”. Ajo e zgjedh këtë të fundit, e këtu fillon përplasja mes shpezëve.

Pinguinët në fakt kanë një partner tërë jetën. Ata nuk ndërrojnë partnerët, edhe pas shtegtimit dhe faktit që qëndrojnë një kohë të gjatë larg njëri-tjetrit, ata kur vjen sezoni, përsëri çiftëzohen me të njëjtin partner.

E kjo ka bërë që pinguini mashkull të reagojë me agresivitet, për shkak se edhe për të nuk ishte e pritur.

Në përfundim të përleshjes së gjakosur, bashkëshorti e humb duelin dhe femra mbetet me bashkëshortin e ri.


Flash Lajme