Një fotograf nga zona e Torontos në Ontario, Kanada gjatë viteve të fundit ka realizuar vazhdimisht portrete të vetes së tij së bashku sado e çuditshme të tingëllojë me ushqimet e tij të preferuara duke filluar nga hamburgerat, mjelli, sheqeri, petullat etj.

Madje është pjesëmarrës edhe në disa konkurse të lidhura me ushqimin me një temë të ngjashme.

Në këto fotografi ai i kushton rëndësi lidhjes së ngushtë që ka me ushqimin e gatshëm dhe kryesisht të supermarketit, ushqimin jo të shëndetshëm të cilin e blejmë çdo ditë nëpër supermarkete.

‘Që nga fillimi i këtij projekti kam zhvilluar një marrëdhënie shumë më të mirë dhe më të shëndetshme me ushqimin’, tregon ai.

Seti i fotove është realizuar edhe për të treguar dashurinë e madhe që ai ka për këtë lloj ushqimi që duket se sot e ka lënë pas…mund të thuhet se ky album që ai ka realizuar ka ndikuar edhe më shumë në ndërgjegjësimin ndaj ushqimeve të dëmshme duke e bërë të kthehet në një stil jetese të shëndetshëm.


Flash Lajme