Gjatë ciklit menstrual vajzat zakonisht përdorin pecetat higjienike për shkak të pasigurisë që kanë në lidhje me tamponët apo kupat menstruale.

Por, një studim i fundit tregon se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se kupat janë të sigurta dhe nuk kanë asnjë efekt negativ.

Në Britaninë e Madhe u zhvillua një studim, duke përdorur të dhëna nga 3.300 gra dhe vajza. Rreth 70% e tyre kanë deklaruar se dëshirojnë  të përdorin këto kupa menstruale për shkak të përfitimeve që sjellin.

Hulumtimi, zbuloi se megjithëse ka 199 lloje të kupës menstruale që janë në dispozicion në 99 vende, vetëdija për këtë produkt është e ulët  dhe jo të gjithë kanë informacion.

Përdorimi:

Kupat menstruale futen në vaginë, ku mbledhin gjakun, në vend që ta thithin atë si tamponët. Ata duhet të zbrazen çdo 4 deri në 12 orë.

Forma dhe diametri i kupës dhe gjatësia e rrjedhës së saj ndryshon, ashtu si dhe materiali, i cili mund të jetë silikon, gomë. Studiuesit vunë në dukje se gota mund të zgjasë deri në 10 vjet.

Në raport me tamponët, përdorimi i kupave gjatë ciklit është më i sigurt. Nëse kishit ndonjë dyshim, për përdorimin e tyre, tani mos rezistoni t’i blini./L.F-dritare.net


Flash Lajme