Ju prezantojmë më 5 qytetet që konsiderohen si më krijueset në botë. Ata po ndryshojnë artin në botë me risitë dhe kreativitetin.

Meksiko

Arkitektura unike, kultura dhe dizanji inovativ, e kanë kthyer Meksikon, në një ndër qytetet më krijuese në botë. Arti meksikan është gjithmonë e në evoluim. Museo Universitario Arte Contemporáneo fokusohet në kulturën e re vizuale të Meksikës, ndërsa galeritë bashkëkohore si Shtëpia e Gagas dhe Kurimanzhu kanë bërë jehonë në skenën ndërkombëtare të artit. Ky qytet ka marrë edhe vëmendjen e turistëve, të cilët thonë, se tani zgjedhja e tyre nuk janë më plazhet, por ata vendosin të qëndrojnë në qytet për të parë krijimtarinë.

Sharjah, Emiratet e Bashkuara Arabe

Ajo që e bën të veçantë këtë qytet është kultura ndryshe nga vendet e tjera të emirateve, art bashkëkohor, dhe dizajni i veçantë. Aktivitetet në këtë qytet kryesohen nga festivalet e filmit. Një pikë e rëndësishme për këtë qytet është Al Raëi, librari, restorant dhe hapësira kreative. Qyteti ka ndryshuar shumë vitet e fundit.

Beogradi

Beogradi është qendra e artit bashkëkohor në Europë. Kultura më së shumti e nxitur nga të rinjtë, po e shndërron këtë qytet në destinacion kryesor turistik. Në vitin 2018, bienalja e artit bashkëkohor të kryeqytetit serb, Salloni i Tetorit, kapi vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar të artit

Dakar, Afrikë

Me 60% të popullsisë së saj nën 25 vjeç, Afrika është kontinenti më i ri në planet. Themeluar në vitin 1989 Dak’Art është bienalja më e vjetër e Afrikës dhe fokusohet në artin dhe letërsinë bashkëkohore. Një ngjarje tjetër që mbledh gjithnjë e më shumë vëmendjen e ndërkombëtarëve të modës është java e modës Dakar, në qershor, e cila zakonisht përmban më shumë se 30 dizajnerë.

Bangkok

Nëpërmjet rrepit, graffiti, artit bashkëkohor dhe fotografisë, kreativët në këtë qytet po luftojnë gjithnjë e më shumë kundër censurës. Bienalja e parë e Artit në Bangkok u zhvillua në 2018. Arti lulëzon në ditët më të vështira të shoqërisë, kështu shprehen të rinjtë në Bangok. Përkthyer nga BBC./L.F-dritare.net


Flash Lajme