Anti-natalistët (ose anti-natalizmi) është një term amerikan i cili i referohet atij grupimi njerëzish, që refuzojnë të sjellin në jetë një fëmijë. Kjo ide është shfaqur që në kohën e Greqisë së Lashtë, por së fundmi po merr një përhapje të gjerë.

Në rrjetet sociale, ka dhjetëra grupe anti-nataliste, të cilat bëjnë thirrje dhe hedhin argumente për bindjen e tyre. Ata janë të shpërndarë në të gjithë botën dhe kanë një sërë arsyesh për këtë qëndrim të tyrin.

Nga vende të ndryshme ata i bashkon një ide: të ulen sa më shumë lindjet në botë. Arsyeja kryesore shprehen ata është gjendja e vështirë ekonomike,  mbipopullimi dhe shqetësimet për mjedisin.

“Më mirë të mos e sjellësh në jetë një fëmijë, se sa ta rrisësh atë mes vuajtjeve” shprehen ata.

Edhe Princi Harry dhe Meghan Markle kanë deklaruar se kanë planifikuar të bëjnë jo më shumë se dy fëmijë, për shkak të shqetësimeve mjedisore.

“Qëllimi ynë është të arrijmë të krijojmë një balancë mes popullsisë dhe planetit. Nëse kemi më pak fëmijë në të gjithë globin dhe familje më të vogla, ne mund të arrijmë një popullsi shumë më të qëndrueshme” shprehen antinatalistët./L.F-dritare.net


Flash Lajme