Një grua nga Bosnja është e njohur dhe shumë e vizituar duke ua shëruar sytë njerëzve me gjuhën e saj.

Hava Celebiç, e njohur edhe si Nana Hava, pretendon se është i vetmi person në botë që të shëron me gjuhë.

80-vjeçarja përdor gjuhën e saj për të hequr copëzat e plumbit, hekurit, qymyrit, tallashit apo xhamit nga sytë e njerëzve.

Para se të të lëpijë kokërdhokun e syrit, ajo e sterilizon gojën e saj me alkool.

“U kam thënë njerëzve që të ma presin gjuhën kur të vdes, kështu që të vazhdojnë të pastrojnë sytë edhe pas vdekjes sime”.

Nana Hava thotë se ka kuruar mbi 5 mijë njerëz të kombësive të ndryshme, që nga amerikanë e deri rusë. (INA)


Flash Lajme