Një rast i çuditshëm  i ka ndodhur një vajze e cila prej kohësh, kishte hasur probleme me veshin e saj të majtë.

Susie Torres, shkoi për një vizitë te mjeku, për të kontrolluar se çfarë po i shkaktonte asaj dhimbje. Fillimisht mendoi se kishte ujë në vesh, por ajo që zbuluan mjekët ishte krejt e kundërta.

Doktori që e vizitoi, i nxori asaj nga veshi i majtë, një merimange nate, ngjyrë kafe e cila është vdekjeprurëse nëse të pickon.

Torres, shprehet se menjëherë në sallën e vizitave, u mblodhën një sërë mjekësh, për të verifikuar këtë rast të rrallë por kaq të rrezikshëm.

Edhe procesi për ta nxjerrë merimangën, pa  e ngacmuar atë, ishte i vështirë por fatmirësisht përfundoi me sukses. Vajza dyshon se ajo kishte hyrë në veshin e saj, natës kur ajo ishte duke fjetur, ndaj që tani e tutje ajo nuk guxon të shkojë në gjumë pa tapa veshës. Merimangat kafe fshihen në qoshe të errëta dhe nëse hynë në shtëpi kanë tendencën të qëndrojnë në dollap, apo këpucë. /L.F-dritare.net


Flash Lajme