Winnie Harlow, është modelja më e veçantë në botë. Për shkak të një sëmundjeje ajo lëkurën e trupit e ka me dy ngjyra. Me origjinë nga Xhamajka, por lindur  e rritur në Kanada, ajo ishte vetëm 4 vjeç, kur u diagnostikua me vitiligo (një sëmundje jongjitëse, e cila shfaq njolla në lëkurë).

Nga vetëm 2% të njerëzve në botë vuajnë nga kjo sëmundje  e pashërueshme.

Winnie, sot është një ndër modelet më të preferuara të pasarelave në botë, pasi nënvlerësimin e të tjerëve për këtë sëmundje që ajo ka, e ktheu në pikën e saj të fortë.

Për shkak të veçantisë së lëkurës së saj, ajo u prezantua për herë të parë nga një gazetar. Më pas mediat më të mëdha ndërkombëtare, i kushtuan asaj një vëmendjen të madhe, dhe për pak kohë ajo u bë e famshme.

Ajo  ka vendosur një standard të ri bukurie në industrinë e modës.

/L.F-dritare.net