Ju ndoshta e dini se çfarë duhet të bëni para se të kryeni marrëdhënie seksuale, por jemi të sigurt që nuk e dini se çfarë duhet të bëni pas aktit.

Disa pëlqejnë ta flenë, të tjerët pëlqejnë të përkëdhelen në heshtje, disa pëlqejnë të qeshin ose të flasin. Sidoqoftë, duhet të bëni lëvizje për shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

Dardania.com ka sjellë për ju, gjerat që duhet të bëni pasi keni kryer marrëdhënie seksuale.

-Shko urino! Urinimi pastron trupin nga bakteret dhe ndalon shpërndarjen e toksinave në organizëm.

-Vishni të brendshme prej pambuku, në mënyrë që të lejojnë organet gjenitale të jenë më rehat. Nuk do të keni irritim të pjesëve të ndejshme.

-Pasi keni bërë seks, përkëdheluni. Sa herë që bëni seks një hormon i quajtur ‘hormoni i dashurisë” çlirohet.  Ky hormon krijon ndjesinë e afërsisë. Ju bën më të afërt. Pasi keni bërë seks, flisni me partnerin/en për ëndrrat dhe dëshirat tuaja. Na besoni, do t’ju bëjë mirë!

– Pini ujë, ose lëng frutash në mënyrë që të jeni të hidratuar!

– Pas seksit ndiheni më të lodhur, pasi keni djegur kalori, s’keni shumë energji dhe janë rritur rrahjet e zemrës. Bëni mirë të hani diçka, këshillohen më shumë ushqimet djegëse, ose çaji jeshil, këshillon dardania.com

– Komplimentoni njëri-tjetrin.

– Qeshni sa më shumë, pasi euforia pas seksit është gjëja më e bukur./ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme