Çfarë bëni para se të shkoni në shtrat? Epo kjo tregon më shumë për ju.

Çfarëdo lloj gjëje që bëni kur shkoni për të fjetur, ndikon te fuqia e trurit tuaj.

Si mund të bëheni më të zgjuar, teksa flini? Epo shihni artikullin e dardania.com dhe zbulojeni.

  • Aroma ju bën me kujtesë më të fortë.

rose

E dini se, aroma e një byreku, gjelle ju çon direkt në kuzhinë, por gjithashtu mund të forcojë edhe trurin gjatë natës. Studiuesit bënë një studim me aromën e trëndafilit, të cilën e përhapën në dhomën e gjumit dhe fjetën me aromën e tij. Kur shkuan në punë, këta njerëz ishin më produktivë dhe me kujtesë më të lartë.

Studiuesit thonë se,  sistemi i nuhatjes aktivizon kujtimet e para, në hipokampus, duke e bërë trurin më të lehtë për të ruajtur informacionet e reja.

  • Pini një gotë verë para se të flini. Nuk është aq e dëmshme sa mendoni, por nëse pini vetëm një gotë verë. Sipas studiuesve, kur vera pihet para se të flini gjumë, përmirëson cilësinë e gjumit dhe ju bën më produktivë gjatë punës. Vera përmirëson kujtesën, dhe për gratë rekomandohet të pihet 1 gotë në ditë, ndërsa për meshkujt 2.

wine

  • Mos hani natën vonë. Sipas një studimi, të sjellë për ju nga dardania.com rezulton se, për njerëzit që ushqehen shumë vonë, produktiviteti nuk do të jetë aq i lartë, sa mendohet dhe duhet. Dardania.com ju këshillon të ushqeheni më herët dhe të flini me barkun plot.

snack

  • Mësoni para se të shkoni në shtrat.

work

Doni t’i mbani mend gjërat që keni mësuar gjatë ditës, epo dardania.com ju këshillon t’i përsërisni edhe  njëherë para se të flini. Kjo do të bëjë që të keni memorie më të gjatë dhe t’i mbani mend të gjitha, ato që keni studiuar.

  • Ëndërro

bed

Nëse një prezantim, detyrë, ose fjalim, shfaqet në ëndrrat tuaja, jini të lumtur, pasi ju do ta mbani mend edhe më vonë. Ëndërrimi ju përmirëson dhe rifreskon kujtesën.

  • Dremisni pak, para se të mësoni, ose përgatiteni

nap

Sipas një studimi, njerëzit që dremisin pak, para një prezantimi, ose kur duan të mësojnë, kanë një kujtesë më produktive dhe të fortë. Studiuesit thonë se, gjumi funksionon si një pastrues për të pastruar rrëmujën e trurit, në mënyrë që informacioni i ri të mund të mësohet dhe të mbahet mend.

  • Zgjohuni në kohë

bed

Ju duhet të flini 8-9 orë. Ata që flenë më shumë se 9 orë dhe më pak se 5 orë, kanë një kujtesë të dobët dhe joproduktive./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme