Astronomët kinezë mbetën pa fjalë kur teleskopi me diametër 500 metra, një nga më të mëdhenjtë në botë, kapi një sinjal misterioz që vinte nga hapësira.

Kjo dukuri e rrallë nuk mund të shpjegohet, ndaj shkencëtarët nuk duan të nxitojnë në përfundime të pa studiuara.

Sinjalet që erdhën nga hapësira ishin të shpejta dhe me intervale  të rregullta, si të lëshuara nga dikush. Nuk është hera e parë që teleskopët marrin sinjale të tilla, të quajtura FRB, por janë një dukuri shumë e rrallë.

Ajo që e bën edhe më të mistershme praninë e këtij sinjali, të cilin shkencëtarët kinezë e kanë emërtuar me emrin FRB121102, është se nuk është hera e parë që kapet nga teleskopi kinez. I njëjti sinjal është dktuar edhe në vitin 2012, e madje është përsëritur në vitin 2015. Sinjali vjen nga një galaksi që ndodhet 3 miliardë vite dritë larg tokës.


Flash Lajme