1.2 milionë herë është parë deri më tani një video e një aksidenti aspak të zakontë që ka ndodhur në Alban të Ontario.

Një kamion është përfshirë në një incident të paprecedent, teksa gjatë udhëtimit të tij humbi ekuilibrin duke dalë nga rruga.

Përplasje me një grumbull dheu shkaktoi tronditje të mjetit, i cili u ngjit në majën e një shtëpie aty pranë.

Në shtëpi, në momentin e aksidentit nuk kishte njeri, ndërsa shoferi 24 vjeçar ka shpëtuar pa lëndime, por mënyra e “ngjitjes” së kamionit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve./dardania.com


Flash Lajme