Një familje prej tre personash kishte ngecur në mes të kanioneve, në Kaliforni. Curtis Whitson, e dashura e tij dhe djali i tij 13-vjeçar, kishin ndërmarrë një aventurë jo fort të lehtë.

Ata kishin planifikuar që përmes kanioneve të mbërrinin në një ujëvarë. Por diçka nuk shkoi mirë gjatë rrugës. Familja u bllokua në ngushticat e kanioneve pasi ujërat u shtuan së tepërmi. Ata rrethoheshin vetëm nga shkëmbinjtë e lartë deri në 40 metra.

Pa asnjë shpresë, atyre u lindi një ide. Mbi shishen e ujit, ata shkruan një thirrje për ndihmë dhe më pas e hodhën atë në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit. Pas shumë orësh, dy alpinistë panë shishen dhe menjëherë dhanë alarmin. Ekuipazhi i shpëtimit, u nis për në vendngjarje. Familja arriti të shpëtonte vetëm falë një shisheje plastike./L.F-dritare.net


Flash Lajme