Një çift i apasionuar pas aventurave aspak të zakonshme, kanë sfiduar frikën duke ndërmarrë rreziqe të mëdha. Fotoja e fundit,  u shkrep nga majat e shkëmbinjve pranë një liqeni në Andet e Perusë.

Një terren e frikshëm, i vështirë, mbi qindra metra lartësi. Por çfarë i bën ata të dy kaq të fortë ndaj këtyre rreziqeve që të ndajnë vetëm një hap nga vdekja?

Besimi, shprehen ata. Gjithmonë, në çdo aventurë që ndërmarrin ata janë të varur nga njëri-tjetri. Nëse dikush lëshon dorën, atëherë partneri e ka të sigurt vdekjen.

Ata u gjykuan për fotot që po shpërndanin në rrjetet sociale, pasi po ndikonin të mijëra ndjekës të ndërmerrnin këto rreziqe.

Por ata u shprehën se gjithsecili është i aftë të marrë vetë vendimet për jetën e tij.

“Asnjëherë mos lejoni që të mposhteni nga frika, sfidojeni atë”, u shpreh çifti./L.F-dritare.net


Flash Lajme