A mund ta imagjinoni se sekreti për të pasur  një jetë të gjatë qëndron te pirja e një gote birrë? Epo kështu thotë një 102-vjeçare. Ndërsa po festonte ditëlindjen e saj, ajo u intervistua për të mësuar se si mund të jetojmë sa më gjatë.

Ndonëse si fillim, ajo  u shpreh se është edhe çështje genesh, ajo deklaroi se ka edhe një tjetër sekret. Çdo ditë në orën 16:00, prej vitesh ajo konsumonte një gotë birrë. Ajo gëzon sot gëzon një shëndet të plotë, edhe pse ka jetuar në periudhat më të vështira që ka kaluar bota. Ajo shton gjithashtu se jo të gjithë e preferojnë birrën, ndaj ajo që duhet të bëjnë është të shijojnë për çdo ditë atë pije që u pëlqen më së shumti. /L.F-dritare.net


Flash Lajme