Pilotit të avionit i është derdhur kafeja në kabinë. Airbus A330-243  po fluturonte nga Frankfurt, Gjermani, për në Cancun të Meksikës.  Si pasojë e nxehtësisë kontrolli i panelit të audios, që bën të mundur komunikimin me sallat operative, u dëmtua.

Kabina u mbush me tym por fatmirësisht nuk shkaktoi incidente të rënda për 326 pasagjerët që ishin në bord.

Piloti  u detyrua të bëjë një ulje emergjente, në Shannon të Irlandës.

Dëmi i shkaktuar varion nga 10 mijë deri në 80 mijë dollarë./L.F-dritare.net


Flash Lajme