Për më shumë së dy dekada, familja e William Moldt, mbeti pa asnjë përgjigje, në lidhje me zhdukjen e tij, në një mënyrë krejt të papritur.

Por më në fund ata kanë një përgjigje, falë zbulimit të Google Earth.

Moldt, në atë kohë ishte 40 vjeç, kur humbi çdo kontakt me familjen më 7 nëntor 1997. Mbrëmjen e fundit, ai u pa në një lokal, pranë lagjes së tij. Por nga komshinjtë nuk u raportua të ishte i dehur.  Ajo natë 22 vjet më parë ishte hera e fundit që dikush do ta shihte të gjallë.

Një banor i një lagjeje në Wellington, Florida, ishte duke kërkuar në Google Earth kur vuri re diçka në ujë. Në imazhet nga Google Earth, mund të shihni një makinë në cep të këtij liqeni të vogël.

Pasi njoftoi menjëherë policinë, u bë e mundur nxjerrja e mjetit nga uji. Uniformat blu, zbuluan kocat e skeletit brenda në makinës, dhe pas ekzaminimit, dolën në përfudnim se ato i përkisnin pikërisht William Moldt./L.F-dritare.net


Flash Lajme