Një burrë indian është rrahur nga dy gratë e tij, pasi po martohej në mënyrë të paligjshme me një grua të tretë.Aravind u martua për herë të parë në vitin 2016.

Por, vendosi të martohej fshehurazi me një grua të dytë në fillim të këtij viti. Mediat lokale raportojnë se Dinesh i ka dhunuar fizikisht dy gratë e tij, të cilat jetojnë në shtëpinë e prindërve të tyre.

Kur mësuan për njëra-tjetrën dhe planin e burrit për t’u martuar me një grua të tretë, ato vendosën të mos qëndronin më duarkryq. Video tregon njërën nga gratë e Dineshit që vrapon drejt burrit dhe e godet me një send. Disa momente më vonë, gruaja tjetër futet në veprim dhe gjithashtu e godet Dineshin.

Edhe disa burra filluan ta rrihnin 26-vjeçarin.

Pas incidentit, Dineshi u arrestua nga policia. Poligamia u shpall e jashtëligjshme në Indi në vitin 1956 për të gjithë qytetarët hindu, megjithatë myslimanët ende lejohen ligjërisht të kenë disa gra.


Flash Lajme