Pylli më i madh në botë, ai Amazon, u përfshi nga flakë masive disa javë më parë. Zjarret, shpyllëzimet dhe ngrohja globale po e shkatërrojnë çdo ditë atë që njihet si “mushkëria e Tokës”.

Vetëm këtë vit pati  një rekord me 74.000 zjarre në Brazil, por çfarë mund të ndodhë nëse Amazon digjet komplet. Dardania.com jua tregon më poshtë!

1. Pothuajse gjysma e specieve të bimëve, kafshëve dhe mikroorganizmave në botë do të zhdukeshin.

2. Do të kishte një humbje të madhe për mjekësinë, pasi 90% e sëmundjeve të njerëzve shërohen nga ilaçet që prodhohen falë natyrës së Amazonës.

3. Ajri do të jetë i thatë dhe vazhdimisht do të ketë përmbytje.

4. 5 deri në 6 herë më shumë gaze serrë do të lëshoheshin, duke shpejtuar ngrohjen globale.

5. Thatësira për shkak të rreshjeve të pakta të shiut do të kërcënonte bujqësinë dhe furnizim me ujë të pijshëm.

6. Do të humbnim 80% të llojeve të ushqimeve në të gjithë botën.

7. Cilësia e ajrit do të bjerë dhe ne do të thithim më shumë CO2 (dioksid karboni).

8. Ulja e rreshjeve dhe moti i thatë do të shkaktojnë shumë zjarre në pyje.

9. Rreth 30 milionë njerëz që strehohen në pyjet e Amazonës do të humbin shtëpitë e tyre.

10. Do të humbiim 20% të ujërave të ëmbla në botë.

11. Do të humbnim 70% të 3,000 bimëve që luftojnë kancerin./dardania.com


Flash Lajme